Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, me të cilin biseduan për situatën e përgjithshme në vend, menaxhimin me pandeminë COVID-19 dhe angazhimet e MPB-së në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë takim po ashtu u bisedua për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në projekte të ndryshme dhe gjetjen e formave dhe mundësive në ngritjen e kapaciteteve.