Mijëra aktivistë e veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan janë mobilizuar në terren për ta bërë fitoren e madhe të Lutfi Hazirit më 17 tetor dhe listës së LDK-së.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndjehet i impresionuar me këtë mbështetje, duke shtuar se kjo është garancë e fitores plebishitare.
“Kur çohen në këmbë mijëra aktivistë e veprimtarë të LDK-së, ju e dini çka ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Faleminderit pafund për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Rrugës së Prishtinës e Shurdhanit. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë Haziri.
Ai theksoi se mbështetja ndaj LDK-së është mbështetje për programin e familjes gjilanase, për arsimimin, shëndetësinë, për të rinjtë e të rejat, për zhvillimin ekonomik lokal e për forcimin e familjes bujqësore.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/