“Digjeni Boris”. Kjo ishte thirrja që shoqëronte parakalimin e shëmbëlltyrës gjigande të Boris Johnson, në paradën e famshme të zjarrit, e cila përkujton përpjekjen e dështuar të Guy Fawkespwr për të hedhur në erë parlamentin në 5 nëntor të vitit 1605.
Mijëra njerëz me kryqe të përfshirë nga flakët, marshuan përgjatë rrugëve të Lewes në paradën që i kushtohet gjithashtu edhe 17 martirëve protestantë të djegur në turrën e druve për besimin e tyre.
Pjesë interesante e festivalit janë portretizimet satirike të personazheve të njohur. Këtë vit përveç Boris Johnson, protagonistë ishin lideri i Dhomës së Përfaqësuesve Jacob Rees-Mogg, Neptuni; Perëndia romake e luftës dhe Papa Françesku.
Siç e kërkon tradita, personazhet u dogjën në fund të festimeve. Parada u shoqërua me trazira, ndërsa një grup të rinjsh hodhën fishekzjarrë dhe iu vunë zjarrin kazanëve të plehrave.
Disa persona u vunë në pranga, dhe sipas policisë së West Yorkshire, kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë.