Amir Rrahmani, pjesë e mbrojtësve më të mirë në Serien A

Amir Rrahmani, pjesë e mbrojtësve më të mirë në Serien A

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është duke kaluar në një formë të shkëlqyer te skuadra e Veronës në Serien A. Mbrojtësi i Kosovës në pak kohë është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës italiane.

Ai së bashku me Kumbullën, ka formuar një dyshe të fortë në mbrojtje, duke qenë ndër më të mirët në Serien A këtë sezon.

Në një statistikë tjetër, tregohet se Rrahmani është lojtari i gjashtë që ka rikuperuar (fituar) topa gjatë 11 xhirove të para në Serien A.

I pari në këtë listë ësthë Alessio Romagnoli i Milanit, i vazhduar nga Mattia Bani i Bolognas, Samiri i Udineses, Fabio Lucioni i Lecces dhe Simone Lacoponi i Parmës.

KOMENTE