Banorët largohen nga banesat pranë spitalit, aty po vendosen britanikët e kthyer nga Kina

Banorët largohen nga banesat pranë spitalit, aty po vendosen britanikët e kthyer nga Kina

Njerëzit janë evakuuar nga banesat afër një spitali, ku britanikët të cilët pritet të vijnë nga Wuhan pritet të vendosen në karantinë.

Sipas mediave britanike, më shumë se 80 pasagjerë u larguan nga qyteti kinez – epiqendra e shpërthimit të coronavirusit – dhe do të kalojnë dy javë në Spitalin NHS Arrow Park në Wirral, afër Liverpool.Dhe derisa pritet ardhja e tyre, banorët u panë sot duke lënë bllokun e objektit të akomodimit Park View& River View përpara mbërritjes së tyre.

Evakuimi erdhi pasi katër zyrtarë kryesorë mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar ngritën nivelin e rrezikut të sëmundjes nga e ulët në e moderuar, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.

Siç bëhet e ditur tutje, pacientët do të vendosen në një bllok akomodimi të stafit të NHS me qasje në internet.Por kushdo që ka “simptoma të dyshimta” do të dërgohet në Royal Liverpool Hospital, i cili ka një njësi të niveleve të larta të sëmundjeve infektive.

KOMENTE