Paralajmërohet protestë e bizneseve në Gjilan!

Paralajmërohet protestë e bizneseve në Gjilan!

Pronarët e bizneseve që operojnë në qendrat tregtare në qytetin e Gjilanit, paralajmërojnë se do të mbajnë protestë paqësore për të kundërshtuar trajtimin jo të barabartë me qendrat tregtare nëpër qytetet tjera të Kosovës.

Sipas tyre në bazë të fakteve të grumbulluara bizneset nëpër qendrat tregtare në qytetet tjera e zhvillojnë veprimtarinë e tyre pa kurrfarë problemi. “Kjo mund të jetë gjithçka, por vetëm barazi para ligjit jo!

Protesta fillon ne ora 13:00 dhe zhvillohet para zyrës së kryetarit në Gjilan. Bizneset që operojnë nëpër qendrat tregtare në Gjilan kërkojnë nga të gjitha palët e dëmtuara që të bashkohen në mbrojtje të interesave të tyre.

KOMENTE