SC Gjilani ka pësuar humbje ndaj Prishtinës me rezultat minimal 2:1. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani e ka komplimentuar Prishtinën për fitoren e arritur.
Sipas tij, Gjilani bëri gabime amatore, me cka ia dhuroi fitoren kundërshtarit.
“Mendoi që kemi bërë një ndeshje të bukur, ishte lojë me ritëm të lartë, komplimente Prishtinës për fitoren. Pjesën e dytë e kemi dominuar lojën mendoj që e kemi falur sot lojën kundërshtarit, të cilët morën një fitore të madhe ndaj nesh. Sot lojën me shumë e kemi falur sesa ka fituar Prishtina. Kemi gabuar mjaft te dy golat dhe padyshim që i ka shfrytëzuar kundërshtari. Ne sot kemi ardhur për tre pikë në Prishtinë por më vjen keq se bëmë gabime amatore”, përfundoi Mezani.
Pas kwsaj loje, kampioni në fuqi, Feronikeli tani ndodhet në pozitën e parë edhe pse ka pikë të njëjta me Gjilanin nga 12 pike dhe golëdallim të njëjtë