Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin ka biseduar rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të dy shteteve shqiptare.
Ja postimi i potë:
Mikprita sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri.
Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.
I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit.