Leo Messi është shndërruar në golashënuesin më të mirë të historisë së Barcelonës. Argjentinasi, pas 10 sezonesh dhe më shumë se 400 ndeshjesh si lojtar i skuadrës së parë, ka kaluar në numër golash sulmuesin Paulino Alcantara.
Në ndeshjen e fituar 7-0 ndaj Osasunës, Messi shënoi 3 gola duke e çuar numrin e golave të shënuar me katalanasit në 371. Alcantara pati shënuar 142 gola në ndeshje zyrtare me Barcelonën dhe 227 në ndeshje miqësore në periudhën 1912-1927. Me Barcelonën ai fitoi 5 kampionate të Spanjës dhe 10 të Katalunjës.
Messi, 26 vjeç, i ka shënuar golat në 453 ndeshje (zyrtare dhe miqësore)./TCH/