DYLON

Krasniqi: Mos ia fyeni inteligjencën popullit!

Avatar photo Redaksia

Deklarimet e zyrtarëve qeveritarë se Serbia nuk mund t’i organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, por që qytetarëve serbë do t`iu mundësohet votimi nëpërmjet pikave grumbulluese që do të organizojë OSBE-ja, për kryeparlamentarin Jakup Krasniqi është mashtrim që po i bëhet popullit.
 
Krasniqi ka reaguar, duke thënë se qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta. “Po thuhet: ‘Serbia s’po organizon zgjedhje, po grumbullon vota’. A mund të grumbullohen votat pa zgjedhje? Çka t’i themi këtij mashtrimi të radhës? Veçse, mos ia fyeni inteligjencën këtij populli se nuk është duke ngrënë barishte të hidhura. Vendime të hidhura, po se po!!! Popullit t’i thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Gënjeshtrat nuk pinë më ujë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.