Seferi më 11 prill kryqëzon dorëzat me venezuelasin Perdomo

Boksieri shqiptar i kategorisë kruzer, Nuri Seferi, më 11 prill në Berlin do të përballet me venezuelasin Gusmyr Perdomo në një duel në dhjetë raunde. Këtë e ka bërë të ditur Seferi nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social “Facebook”.

Seferi shpreson që me një fitore të shënuar më 11 prill të vijë deri te rasti për të luftuar me Marco Huckun për titullin e botës në versionin WBO në kategorinë kruzer.

Seferi 37-vjeçar ka bilanc prej 34 fitoresh (20 KO) e gjashtë humbjesh. Perdomo 36-vjeçar ka 21 fitore (14 KO) e tri humbje. Ai kishte luftuar në shtator të vitit 2009 për titullin e botës në kategorinë super të mesme, përballje të cilin e kishte humbur me nokaut teknik në raundin e katërt.

Ndërkohë më 26 prill në Vjenë boksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë, Shpëtim Shala do të luftojë për titullin WBC Latino me kamerunasin me shtetësi spanjolle Emmanuel Feuzeu.

KOMENTE