Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES), Messi bën një driblim të suksesshëm çdo 19.2 minuta. Allan Saint-Maximin i Nice renditet i dyti më një driblim të suksesshëm çdo 19.8 minuta.
I treti është Eden Hazardi i Chelseat me një driblim të suksesshëm çdo 21.0 minuta. Lionel Messi është zgjedhur dribluesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane, duke e lënë rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, besojeni ose jo, në vendin e 51-të.
Madje edhe në të tridhjetat e tij, Messi nuk po tregon shenja të ngadalësimit dhe bazuar në formën aktuale, duke shënuar kështu 3 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën këtë edicion.