Ditën e sotme, Feronikeli ka njohur gjyqtarët e takimit të parë që do të luhet fillimisht në Uells e më pas në Kosovë.
Në takimin që do të luhet mesjavën e ardhshme, gjyqtar kryesor do të jetë maltezi, Trustin Farrugia Cann. Sakaq, ndihmësit e tij do të jenë Alan Kamileri dhe Roberto Vela, ndërkohë që gjyqtar i katërt, Filip Farrugia.
Feronikeli arriti të fitonte turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka një ndeshje delikate ndaj uellsianëve të TNS në debutimin e tyre në turin e parë të Championsit.