Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Viti ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit fillimin e vitit të ri shkollor 2018/19.
Kjo drejtori po ashtu njofton të gjithë qytetarët se mësimi në të gjitha shkollat e kësaj komune ka filluar sot përveç në Shkollën e Mesme e Ultë “Bafti Haxhiu” në Viti si dhe në çerdhen publike “ Gëzimi Ynë” në Viti.
Procesi edukativo arsimor sipas kësaj drejtorie pritet të fillojë punën me 10 Shator 2018 pasi që renovimet brenda këtyre objekteve janë në fazën përfundimtare.
Po ashtu bëhet me dije se orët e humbura në shkollën “Bafti Haxhiu” do të zëvendësohen.