Aventura e Anel Rashkajt te skuadra Eskilstuna ne Suedia ka marrë fund. Mesfushori kosovar përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur që ka vendosur të largohet.
“Koha për sfida të reja. Falendëroj Afc Eskilstuna për bashkëpunim dhe ju uroj suksese në të ardhmen” shkruan Rashkaj.
30 vjeçari ishte transferuar në fillim të vitit 2018 të Eskilstuna. Paraprakisht ai kishte luajtur 2 muaj te Prishtina në Superligë.