Shkolla e Mesme Fillore e Ulët “Bafti Haxhiu“ në Viti ka pranuar ditë më parë një donacion nga bashkëvendësi ynë Adem Sula i cili jeton në shtetin Zviceran. Sula është përkujdesur që kjo shkollë të bëhet me dy makina për pastrimin e dyshemesë.
Drejtori i kësaj shkolle, Mustafë Aliu ka falënderuar z. Sula duke potencuar se ky donacion është i mirëseardhur pasi që ndikon pozitivisht në mirëmbajtën e higjienës në shkollë.
“Falënderojmë shumë bashkëvendësin tonë i cili edhe pse jeton jashtë Kosovës nuk i harron nxënësit vitias. Ky donacion është i mirëseardhur pasi që përmes saj do të jetë më lehtë mirëmbajtja e objektit shkollor“, u shpreh drejtori Aliu.