DYLON

Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së

Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së
Avatar photo Redaksia

Zëvendës ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën më 5.09.2017, në vizitë pune, zëvendës ambasadorin e Gjermanisënë në Republikën e Kosovës, Jan-Axel Voss.

Zëvendës ministri Latifi e falenderoi ambasadorin Voss, për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Z. Latifi përmes zv. ambasadorit Voss, falenderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një koontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve, pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.

Gjithashtu, zëvendës ministri Latifi dhe gjenerali Rama, me këtë rast e njoftuan zv.ambasadorin Voss, edhe me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Nga ana e tij, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

EkoHigjiena

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratorit modern për mësimin e gjuhës gjermane për pjesëtarët e FSK-së.

Në takim ishin prezent edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, atasheu ushtarak i Gjermanisë në Kosovës, koloneli Martin Herrmann dhe këshilltari gjerman për Logjistikë në MFSK-së, nënkoloneli Michael Gierse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.