Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me prorektorët Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli dhe Dekanen e Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi po marrin pjesë në takimin e parë / Kick off Meeting të projektit ERASMUS+ “Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation / Green WB”.
Projekti Green WB në përbërje ka 10 partnerë nga Kosova, Shqipëria dhe BE dhe si koordinator ka Universitetin e Tiranës.
Projekti do të zgjatë 3 vite dhe efektet e tij do të shfrytëzohen maksimalisht nga Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
UKZ gjithnjë e më shumë po vendoset në qendër të zhvillimeve në arsimin e lartë në rajon dhe jo vetëm thuhet në njoftimin e UKZ-së. /2LONLINE/