DYLON

Ushtria e Kosovës, jetësim i amanetit të të rënëve për liri

Ushtria e Kosovës, jetësim i amanetit të të rënëve për liri
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë ka vizituar Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Gjilan, ku gjatë takimit me përfaqësues të kësaj Force, i ka përgëzuar për angazhimin e tyre në përmbushje të misionit si ushtri e Kosovës.

Në këtë aktivitetet të radhës të paraparë në agjendën e manifestimit të “Flakës së Janarit 2024”, kryetari Hyseni ka thënë se kjo vizitë në kazermën e FSK-së, në Gjilan, përtej simbolikës dhe nga përbërja e ekipit që ishin prezentë, ish ushtarëve të UÇK-së, pjesëtarëve të TMK-së, FSK-së, anëtarëve të familjeve të heronjve e dëshmorëve, të burgosurve politikë, veprimtarë dhe të tjerë, që kanë kontribuar për ditën që  po e gëzojmë sot, ndërkohë që edhe gjeneratat e reja që po bartin përgjegjësi institucionale, e bëjnë  edhe më me vlerë vizitën, për shkak se kështu jetësohet dhe vazhdohet amaneti i të parëve dhe i atyre që kanë dhënë jetën për liri.

EkoHigjiena

“Prandaj, kemi vlerësuar që kjo vizitë në FSK, përtej simbolikës ta ketë edhe këtë peshë, pra ruajtjen dhe bartjen e mesazhit edhe të sakrificës institucionale që bëhet sot, që në krahasim me atë që është bërë dikur është shumë më e vogël, por megjithatë e bartë mesazhin e rëndësisë së punës dhe të kontributit për të mirën e atdheut”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Përndryshe, sot është një ditë e ngjeshur me aktivitete të parapara në këtë nismë të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, që do të vazhdojnë tutje sipas agjendës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.