Pa dyshim se gjendja të cilën po e kalojmë si individ dhe shoqëri në vazhdimësi krijon gjendje stresi, ankth, panik, herë pas here edhe frikë irracionale. Në situata e tillë të gjithë ne reagojmë dhe reagimet tona janë emocionale, shqetësuese më ndryshme fiziologjike në organizmin tonë.
Shkruan: Besnik Sherifi
Presioni apo ndikimi i situatës potencialisht stresante influencohet fuqimisht nga sa një individ e përballon atë . Është shumë e rëndësishme se çdo situatë e re po ndryshim në mjedis nxit individin të reagoj ose të bëjë vlerësimin primar mbi rëndësinë e situatës.
Mënyrë më e mirë për një shëndet të mirë mendor, emocional, fizik, social është menaxhimi i gjendjes psikologjike të individit në situatës ndryshme jetësore.
Disa prej aktivitete të ndryshme për individë mund të stimulojnë në këto situata janë:
• Komunikimi; bashkëbisedimi me të tjerët formë dhe mënyre psikologjike që e bë në individin të shprehet lirshëm dhe pa dyshim individi gjen një mbështetje fuqizuese dhe emocionale pozitive tek të tjerët.
• Zëvendësimi i kërcënimit me sfidim; problemet që na stresojnë kërcënojnë, do të përpiqemi më mirë t’i kuptojmë, sepse po t’i zbulojmë shkaqet e stresit do t’i reduktojmë.
• Aktivitete të ndryshme: Sidomos në periudhë që po kalojmë aktivitete shtëpiake shumë të dobishme, (punë shtëpie, lexim, argëtim, muᴢikë, relaksim) formë të ndryshme për të evituar dhe menaxhuar stresin.
• Mendimi pozitiv; Të mendosh pozitivisht ndikon pa dyshim në psikikë dhe organizmin tonë.