AAK: Nevojitet ndihmë urgjente për kategoritë sociale

AAK: Nevojitet ndihmë urgjente për kategoritë sociale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, me vëmendje po e përcjell situatën e krijuar nga pandemia globale COVID-19. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, AAK përgëzon kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe Komisionin e Emergjencave në kuadër të Komunës, për punën që po bëjnë në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie përmes masave preventive që ka ndërmarrë.

“Në rregull jemi me masat preventive, por a janë të mjaftueshme këto masa, dhe a ka ende mundësi të zgjerojmë këto masa në çdo pikëpamje..? Sigurisht që po”, thotë Ardian Azemi nga Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan.

Sipas tij, AAK kërkon që Komisioni i Emergjencave, në bashkëpunim me kompanitë publike të pastrimit dhe mirëmbajtjes hapësinore Ecohigjena, Hidromorava, dhe kompani tjera që kanë kapacitete, të ndërmarrin hapa konkret për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve të Gjilanit, në qytet dhe fshatra.

Po ashtu, AAK kërkon që Shtabi Emergjent të angazhohet me urgjencë të sigurojë mjete financiare që t’i dal në ndihmë familjeve me asistencë sociale për furnizimin e tyre me gjëra elementare ushqimore, sepse ka nis me u vërejtë shpejtë mungesa e artikujve elementar tek kjo kategori e shoqërisë.

“Problem paraqet edhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare. Andaj, apelojmë tek Shtabi Emergjent që pa ndonjë vonesë të kërkojë nga institucionet qendrore, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë që t’i furnizojë këto qendra të mjekësisë”, thotë Azemi në emër të AAK-së së Gjilanit.

KOMENTE