Fikri Mehmeti, zëdhënës në Lëvizjen Qytetare Vatra thekson se do të ketë njerëz që interesat personale i kanë lidhur me parti tjera në Kosovë, e tash e 18 vite vetëm kanë gënjyer.
Ai shtoi se studentët tanë s’mund të diplomojnë pa një copë letre të quajtur letërnjoftim, e këta që i kemi votuar 18 vite asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin për ne. Ne tani do t’i ndëshkojmë me votë.
“Nuk e di si nuk turpërohen 18 vite me rrejt e mashtrua malësinë e Bujanocit, e me pas fytyrë prapë me kërkua vota te ta. Nuk e duan unifikimin, faktorizimin dhe bashkimin e malësisë së Bujanocit rreth një subjekti, sepse e din se sa të fortë e të zot jemi por, ne asnjëherë nuk kemi me u ndalë duke i ftuar malësinë të bashkohen, të faktorizohen politikisht dhe t’i mbrojnë vetë të drejtat e tyre. Ti marrin ato që ju takojnë, si çdo qytetari tjetër në Kosovë dhe në Serbi.” ka thënë Mehmeti, shkruan 2LONLINE.
Sipas tij, ata që e duan malësinë, këtë herë do të jenë te ”Vatra” askund tjetër.
“Deri tani keni kërkuar vota te malësia duke thënë se në x partinë është ”i joni” ose ” e jona ” ama ata tuajit asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin për malësinë. Nuk ka më ”i joni” në vend të huaj. Malësia e Bujanocit do të jenë vetëm te ”Vatra”, ka thënë Fikri Mehmeti, zëdhënës në Lëvizjen Qytetare Vatra