DYLON

Numri i 20-të jubilar i revistës letrare – kulturore “AGMIA”

Agmia
Avatar photo Redaksia

Numri i njëzet i revistës letrare – kulturore AGMIA, numër jubilar, thuaja, i mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të Manifestimit Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” 2017, posa ka dalë nga shtypi.

Sabit Rrustemi

Ashtu dhe si ishte paralajmëruar, ky numër i “Agmisë”, organ i Ars Clubit “Beqir Musliu”, hapet me poezinë e Agron Tufës, fituese e sivjetme e Çmimit “Pena e Flakës”, “Tregjet e lotëve. Më pas, paraqitet vendimi i Jurisë së konkursit anonim letrar ( Anton Nikë Berisha, Alketë Spahiu e Mehmetali Rexhepi) për krijimet e shpërblyera në poezi e në prozë, të cilat dhe botohen, sipas çmimeve.

EkoHigjiena

Prijnë dy krijimet e vendeve të para, në poezi e në proze që autore kanë Irena Gjonin nga Saranda. Pastaj botohet poezia fituese e vendit të dytë, me autor Fadil Lepajën. Dy tregimet që ndajnë vendin e tretë, “Aromë bujarie” nga Linditë Doda (Tiranë) dhe “Te qershia e kuqe” nga prozatori gjilanas, Muhamet Halili si dhe poezia e vendit të tretë, “Lyra” me autoren vushtriase, Ermira jusufin.

Pas krijimeve të shpërblyera, pasojnë disa përkushtime poetike për figurën e kreshnikut të Karadakut, Idriz Seferit, të cilit i dedikohej “Flaka e Janarit” 2017, të shkruara nga shkrimtarët, Ibrahim Kadriu, Nehas Sopaj, Sabit Rrustemi, Xheladin Rexhepi, Nexhat Rexha e Bilall Maliqi.

Numri i 20-të jubilar i revistës letrare – kulturore “AGMIA” sjell edhe disa nga krijimet konkuruese të “Flakës së Janarit”, të cilat u propozuan për botim nga ana e Jurisë si dhe u deshifruan në ndërkohë, nga autorët Ramadan Mehmeti ( Nata dhe dashuria – tregim ),Edonë Haliti ( Nese -r mujmë me u que ma vonë se malli – poezi), Bujar Salihu ( Gjysma ime – poezi ), Agim Bajrami (Në liqenin e Lasgush Poradecit – poezi ) dhe e Elife Sheriifit ( Melodi e përsëritur – prozë ).

Përveç këtyre krijimeve origjinale, nuk mungojnë as poezitë e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës” nga autorët, Sarë Gjergji ( Ah, Beqë, Beqë ), Lisandri Kola ( Me bujtë ), Sadik Bejko ( Kobra, mbretëresga, pushteti ), Ragip Sylaj ( Letër e re e engjullit tim mbrojtës ), Helenë Halilaj ( 17 ), Gëzim Mekuli ( Epikë heshtjes ), Gentiana Ramadani ( Heshtja vret ), Fatime Kullit ( Unazave të heshtjes ), Rabije Bytyqi ( Sfilitja ), Sinan Sadiku ( Shtëpia, oxhaku ), Belfjore Qose ( Sakramenti ), Selvete Abdullahu ( Në brendinë e shpirtit tim ), Linditë Ramushi Dushku (Lojë e orëve ), Odise Plakut (I tradhtuar ), Nuhi Sadiku (Terri është qefini im ), Arsim Halili (Morfologji e ngjizur), Manjolla Brahaj ( Kush jemi ne ), Elida Rusta (Rozafë e re), Sadije Aliti (S’të mbaj mëri ), Rexhep Hasani ( Shtrati i shpresës ) dhe Fahredin Shehu ( Kur buzëqeshja lind dashurinë ).

Ky numër i revistës “Agmia”, me gjithsejt 144 faqe, më voluminozi deri më tash, përmbyllet me vështrimin letrar të prof.dr. Anton Nikë Berishës, “Poezi e mesazheve tronditëse”, rreth poemës së Radovan Zogoviqit, “Ardhësit&Këngët e Ali Binakut” dhe me një kronikë përmbledhëse për Manifestimin Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit” 2017 , duke i shpërfaqur në ballinë edhe dy krijime të shpërblyera të artit pamor, atë të Skënder Idriizit si dhe të Sabri Beqirit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.