Sot në dy takime të ndara Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.
Gjatë takimit ministri Mehaj i njoftoi për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave strategjike të cilat e bëjnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.
Gjithashtu diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend dhe më gjerë.
Angazhimit të secilit nga akterët dhe koordinimit të vazhdueshëm me partnerët strategjik të Republikës së Kosovës me qëllim zbatimin e rendit dhe ligjit, respektimit të kushtetuetshmërisë së shtetit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës /2LONLINE/