DYLON

Zëvendësministri Syla vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Zëvendësministri Syla vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, sot ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, ku u prit nga Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, të cilit i uroi pozitën e tij të re.

Në këtë vizitë, zv.ministri Syla u njoftua nga afër me gjendjen e përgjithshme, të arriturat e deritashme, zhvillimet në procesin e tranzicionit, sfidat si dhe projektet e objektivat e KDS-së për të ardhmen.

EkoHigjiena

Gjithashtu, zv.ministri Syla u njoftua nga Gjeneral Dreshaj se tashmë po bëhen përgatitjet përfundimtare për fillimin e trajnimit bazik për grupin e parë të 612 rekrutëve të rinj në FSK, të cilët do të përgatiten profesionalisht, me punë dhe përkushtim të nivelit më të lartë.

Me këtë rast, zv.minsitri Syla shprehi vlerësimin e lartë për rezultatet e deritashme dhe profesionalizimit të demonstruar të KDS-së si dhe vullnetin dhe gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes që tu përgjigjen pozitivisht kërkesave dhe nevojave të KDS-së për të realizuar në përpikëri plan-programin e tyre të shkollimit dhe të trajnimeve, me doktrinat e standardet më bashkëkohore të ushtrive të vendeve të NATO-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.