“Partneriteti i ngushtë me SHBA-në konfirmohet edhe me vizitën e radhës”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.
Ai ka thënë se së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të realizojnë vizitën zyrtare në Shtetin e Iowa-s, ku do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të tij.
“Republika e Kosovës dhe Shteti i Iowa-s, kutivojmë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti”, ka thënë ministri Mehaj. /2LONLINE/