DYLON

Ka përfunduar stërvitja ushtarake “Iron Support”

Ka përfunduar stërvitja ushtarake “Iron Support”
Avatar photo Redaksia

Regjimenti i parë i Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin Fushor “Iron Support”, në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 23”

Qëllimi i ushtrimi ishte testimi i kapaciteteve të Kompanisë Mbështetëse të Regjimentit të parë në mbështetjen e operacioneve luftarake, me transport duke organizuar konvojë administrativ dhe luftarak, mirëmbajtje fushore nga niveli 1-4, furnizim me të gjitha klasat e furnizimit, shërbimet shëndetësore duke kryer evakuim emergjent (CASEVAC) dhe evakuim mjekësor (MEDEVAC), si dhe janë testuar kapacitetet fushore për jetesë në kushte fushimi.

EkoHigjiena

Kompania Mbështetëse ka treguar gatishmëri të larte dhe aftësi për të mbështetur operacionet luftarake me shërbime logjistike.

Komandanti i Regjimentit u nda i kënaqur me të arriturat e kompanisë duke vlerësuar kontributin e secilit nënoficer dhe oficer për punën dhe angazhimin e tyre në përmbushje të misionit dhe detyrave në arritjen e qëllimit përfundimtarë të ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.