Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është lavdëruar nga shumë, mirëpo lëvdata e fundit për të erdhi nga mediumi serb “Blic”, që e cilëson kosovarin “Zot të futbollit në Prishtinë”.
Vedat Muriqi ishte titullar në fitoren e mbrëmshme me rezultat 2:0 të Kosovës kundër Malit të Zi dhe ai arriti të kontribuonte me një gol gjatë pjesës së parë të ndeshjes, përderisa pati edhe raste të tjera për të shënuar.
Qendërsulmuesi Muriqi ishte lojtari me vlerësimin më të ulët nga skuadra e Kosovës nga ndeshja e kaluar sipas SofaScore-s (6.9), mirëpo mediumit serb “Blic” i bëri përshtypje paraqitja e kosovarit.
“Ky njeri është Zoti i futbollit në Prishtinë! Anglezët e kujtojnë mirë, stadiumi iu përkul dhe lavdërimet nuk pushuan. Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë dhe koreografia e veçantë e ka dëshmuar atë”, shkruan mediumi serb.