E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan për sulmuesin e rrezikshëm kosovar, i cili po kërkohet nga klubet e njohura evropiane.
Madje, “Mundo Deportivo”, Muriqin e konsideron si “tankun kosovar” për sulm, duke iu referuar interesimit të Betisit për të.
Futbollisti kosovar e arriti kulmin e karrierës këtë sezon në Superligën turke. 25 vjeçari ka qenë “vrasës” para portave kundërshtare me fanellën e Rizesporit.
Ai ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 33 ndeshje këtë edicion, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk.
Për këtë, interesim për futbollistin prizrenas kanë shprehur klube të njohura evropiane. Atë e do Fenerbahçe në Turqi, Toulouse në France dhe Real Betis në Spanjë.
Vlera e Muriqit sillet nga 5 deri në 7 milionë euro, ndërsa mediat turke e shohin më të afërt transferimin e tij në Fenerbahçe.