‘Kurdisjet’ njolla e futbollit kosovar, po hetohen nga Prokuroria

‘Kurdisjet’ njolla e futbollit kosovar, po hetohen nga Prokuroria

Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon hetime në futbollin kosovar. Prokuroria, po heton ndeshje të dyshuara se ishin të kurdisura.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) thanë se nuk janë në dijeni për hetimet që i ka nisur Prokuroria. Por, shprehin gatishmëri për bashkëpunim.

Futbolli kosovar po monitorohet edhe nga misioni “anti-kurdisje” i UEFA-s.

Sonte prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”  do të zhvillohet finalja e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89. Derisa ka fjale qe edhe kjo loje te jete e kurdisur, ne favor te Trepces 89’.

Fenomeni “kurdisje” ka qenë prezent në futbollin e Kosovës, ndonese tani e njëzet vite vetëm në një rast u pati shqiptuar një dënim, edhe atë më shumë sportiv, kur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) gati para dhjetë vjetësh e kishte përjashtuar Fushë Kosovën, futbollistët dhe trajnerët e tët e të cilit e kishin denoncuar kurdisjen e lojës.

Kurdisjet e ndeshjeve janë të ndaluara dhe të dënuara edhe me ligjet e Kosovës që janë në fuqi. Madje, tashmë Kosova e ka një ligj special, siç është Ligji Kundër Huliganizmit dhe Dukurive në Sport.  Por, deri më tani shteti nuk kishte bërë thuajse asgjë ndaj këtij fenomeni.

Ndersa, ato kundershtohen rreptesisht edhe nga FIFA dhe UEFA.

KOMENTE