Gjiganti anglez, Manchester Unitedi i është bashkuar garës për të siguruar sherbimet e futbollistit kosovar, Vedat Muriqin pasi dërgoi skautët për ta vëzhguar atë në ndeshjen kundër Anglisë.
25-vjeçari shënoi nga penalltia në pjesën e dytë pasi skuadra e Gareth Southgatet mundi Kosovën 5:3 në St. Mary’s Stadium.
Mediat angleze raportojnë se Unitedi tashti është në garë për nënshkrimin e tij, ndërsa Ole Gunnar Solskjaeri duket se do të forcojë sulmin e tij pas largimeve të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.
Vedat Muriqi është nën kontratë me klubin turk, Fenerbahce deri në vitin 2023, por Unitedi mund ta joshë atë gjatë afatit kalimtar të dimrit.