Mediana Bislimi, anëtare e Këshillit të Qendrës së Gjilanit, gjithashtu kryetare e sekretariatit të gruas në kuadër të pikës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, po përfaqëson gruan e kësaj Lëvizjeje, në Akademinë e Gruas për Lidership.
Mediana Bislimi prezanton këtë program dhe tregon për rolin dhe përfaqësimin e gruas në nivel qendror dhe atë lokal.
“Instituti Kombëtar Demokratik NDI dhe USAID, ka vitin e pestë që organizon në Kosovë “Javën e Gruas”, dhe për herë të parë janë përfshirë edhe 20 burra, kjo javë është mbajtur në muajin Mars. Nga kjo javë nga 100 gra janë përzgjedhur vetëm 30 gra për AGL. Gjatë Javës së Gruas, duke ju falënderuar NDI dhe USAID, të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë me udhëheqës të institucioneve të ndryshme duke filluar me Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, Kryeministrin, Ministrat dhe Deputetë me temat: Standardet e edukimit, Standardet shëndetit publik, Standardet e tregut të punës”, thotë ajo, shkruan 2LONLINE.
Bislimi, shton tutje se pas kësaj jave në muajin prill ka filluar Akademia Grave për Lidership e cila do të zgjas deri në fund të muajit korrik. Pesë ditët e para të Akademisë kanë qenë mjaft intensive me shumë punë e aktivitete të cilat janë mbajtur në Malin e Zi.
“Kjo akademi është e përbërë nga gratë përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile dhe medias, ku kjo përzgjedhje është bërë nga NDI dhe USAID duke u bazuar në gratë më aktive gjatë Javës së Gruas”, ka thënë Mediana Bislimi e Vetëvendosjes.
Kjo Akademi, sipas saj, ka për qëllim promovimin e grave, në varësi të aktiviteteve të tyre për pozita vendimmarrëse, duke pasur parasysh se pozita e gruas nuk është e kënaqshme në Kosovë.
Temat më me rëndësi të cilat do të elaborohen gjatë punëtorive janë: Arsimi, Shëndetësia, Gratë ndërmarrëse dhe Gratë në Lidership.
“Këtë përvojë nga kjo Akademi do ta bartim secila në varësi se cilës fushë i takojmë, prandaj subjektit të cilit unë i takoj Vetëvendosje, ka një statut të veçantë në krahasim me subjektet tjera politike, Vetëvendosje nuk e sheh gruan si kuotë dhe atë e trajton si të barabartë me burrat, prandaj dhe nuk ka forume të veçanta të grave, mirëpo ato i ulë në të gjitha tryezat barabarsisht”, thotë Bislimi.
Sipas saj, çka vlen të cekët për gruan vendimmarrëse në Gjilan është fakti se ajo nuk është e përfaqësuar sa duhet, ku ka vetëm kryesuesen e Kuvendit grua dhe atë të DKA-së.