Në Viti është mbajtur pasdite një takim me sportistët e kësaj komune, me qëllim të identifikimit të nevojave që kanë ata lidhur me Draft Buxhetin komunal të vitit 2019-2021.
Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu dhe drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, kanë folur rreth rëndësisë që kanë takimet me qytetar për hartimin e buxhetit, ndërkohë që kanë shpalosur edhe planet që parashihen si investime në fushë veprimtarinë sportive.
Ndërkohë si nevoja që u paraqitën nga pjesëmarrësit në këtë takim, ishin mbështetja për Klubin e Basketbollit “Vitia”, i cili në vazhdimësi është mbështetur vetëm në mjete vetanake nga themeluesi i saj që edhe e udhëheq këtë klub.
Përfaqësuesi i këtij klubi Shasivar Rexhepi, ka kërkuar që mundësisht të parashihen në buxhetin e ardhshëm që KB “Vitia” ti plotësohen edhe kushtet, siq është sigurimi i pajisjeve për zhvillimin e aktiviteteve.
Ndërkaq përfaqësues të Klubit të Shahut, pasi u shprehën falënderues për mbështetjen që i ka bërë komuna e Vitisë, e paraqitën si kërkesë , sigurimin e një lokali ku do të mund të zhvillonin aktivitete.
Një pyetje që i’u parashtrua përfaqësuesve komunal ishte edhe ajo se sa janë mundësit dhe a mund të planifikohet të mbështeten sportistët vitias, të cilët luajnë nëpër ekipe të Super ligës së Kosovës.