Në stacionin policor të Vitisë organizohet dhurimi vullnetar i gjakut

Në stacionin policor të Vitisë organizohet dhurimi vullnetar i gjakut

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të policisë Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Prishtinë kanë organizuar sot, në lokalet e stacionit policor të Vitisë, dhënien vullnetare të gjakut.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, policët dhe stafi udhëheqës i policisë së Kosovës në Viti i janë përgjigjur kësaj thirrje me moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë!” ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të policisë kanë dhuruar gjak.

“Ky aksion me karakter humanitar po gjen përkrahje të gjerë te eprorët, policët dhe stafi civil brenda strukturave të Policisë së Kosovës edhe këtu në stacionin Policor të Vitisë, dhe stacionet tjera në kuadër të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës –Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

KOMENTE