Ndeshja e Javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll në mes të Ballkanit dhe Gjilanit përfundoi pa fitues, ndonëse u shënuan hiq më pas se gjashtë gola.
Në një ndeshje dramatike me rikthim rezultati, të dy ekipet e deshën fitoren, por se në fund dueli në Suharekë u përmbyll pa fitues dhe skuadrat morën vetëm nga një pikë.
Të parët shënuan vendësit përmes Lindon Emërllahut (5’), ndërsa barazoi lojtari i skuadre gjilanase Armend Thaqi (15’) e në minutën e 40-të, Edi Basa shënoi për 2:1 për skuadrën e Gjilanit me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesëloja e parë.
Në pjesë lojën e dytë, Ballkani, fillimisht, barazoi përmes Giovanni Ribeiro (61’) derisa Bernard Karrica realizoi penalltinë (82’), për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, 3:2.
E në minutat shtesë Gjilani barazoi përmes Armend Thaqit (90+5’).
Epilogu final i këtij takimi me plotë dramacititet përfundoi pa fitues, 3:3.
Përndryshe, tani skuadra e Gjilanit ka 13 pikë dhe ndodhet në vendit e shtatë të tabelës së klasifikimit. /2LONLINE/