DYLON

Hidromorava: Fokusi kryesor i Kompanisë, furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve

Hidromorava: Fokusi kryesor i Kompanisë, furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve
Avatar photo Redaksia

Më 28.10.2024 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti takimin e nëntë (IX-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.

Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena

● Raportet e muajve gusht dhe shtator 2024.

● Planin e Biznesit për periudhën 2025 – 2027.

”Gjatë këtyre muajve fokusi kryesor i Kompanisë ishte furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkërisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Hidromorava.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.