Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ditë më parë ka bërë publike dokumentin “marrëveshje mbi parimet e qeverisjes”, duke i listuar gjashtë parime të qeverisjes mbi të cilat duhet të bazohet marrëveshja për qeverisje të mirë, të cilën duhet pasur parasysh subjektet tjera politike, nëse duan të jenë pjesë e bashkëqeverisjes.
Shih shkrimin: Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje
Ndërkohë që ai sot ka bërë me dije se ka takuar përfaqësuesit e subjekteve politike të Gjilanit, por se nuk është bërë e ditur a ka pasur ofertë konkrete nga Vetëvendosje, për bashkëqeverisje, apo kërkesa nga ana e partive tjera në drejtin të Vetëvendosjes, por se vetëm është thënë se takime të tilla do të ketë edhe në ditët në vijim, deri më 5 janar, kur edhe është paraparë të mbahet seanca e Kuvendit Komunal.
“Pas publikimit të dokumentit të marrëveshjes mbi parimet e qeverisjes, si dhe ftesës së dërguar subjekteve politike: LDK-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së, KDTP-së dhe Lëvizjes VATRA, sot u takova zyrtarisht me përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike. Me z.Abdyl Aliu dhe z.Bardhyl Syla nga LDK, z.Riad Rashiti, znj.Leonora Morina-Bunjaku dhe z.Bajram Isufi nga PDK, z.Bajram Hasani, znj.Ardita Ukshini dhe z.Nazim Gagica nga AAK, z.Arianit Ibrahimi nga AKR si dhe z.Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra”, ka bërë të ditur kryetari Hyseni
Ai tha se sot, është koha të reflektojmë për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, për banorët e tij, si dhe është momenti i gjithsecilit nga ne, si përfaqësues politik të mbajmë përgjegjësi.
“Parimisht u dakorduam që së bashku, pa dallime partiake, etnie e fetare, do të duhet të angazhohemi për mirëqenie, siguri dhe barazi për të gjithë. Pikërisht për këtë, ne do të vazhdojmë takimet tona të tjera, deri para datës 5 janar 2022, dita kur do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal”, ka tëhnë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/