DYLON

Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje

Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje,  Qendra në Gjilan është e hapur për bashkëpunim me subjektet tjera politike. Marrëveshjen për qeverisje të mirë, synojmë ta bëjmë përmes parimeve të qeverisjes “,  thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.

Por cilat janë ato parime  të qeverisjes me të cilat parashihet marrëveshja e mundshme e Vetëvendosjes me subjekte tjera politike, shih më poshtë.

EkoHigjiena
  • Qeverisjen lokale, në mandatin 4-vjeçar do ta bëjmë mbi bazën e  tri vlerave kryesore: ndershmërisë, profesionalizmit dhe transparencës!
  • Do të dakordohemi për një plan të punës  të cilën do ta zbatojmë bashkërisht. Performanca e dobët, në zbatim të programit, është arsye e shqyrtimit, poashtu edhe e zëvendësimit të secilit zyrtar  të emëruar politikisht.
  • Do të qeveriset, duke respektuar normat ligjore pozitive të vendit, duke qenë në shërbim të qytetarëve, duke qenë shembull  për respektim të rendit e rregullit, duke garantuar punë në zbatim të programit për qeverisje me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës  së qytetarvëe të Gjilanit.
  • Secili dhe kushdo që vepron kundër dy pikave të para, do të marr përgjegjësi morale, do të shkarkohet e largohet nga qeverisja e përbashkët.
  • Zyrtarët e emëruar politikisht, në rast të ngritjes së aktakuzës (keqpërdorim i detyrës zyrtare, korrupsionit si dhe vepra të tjera që ndërlidhen  me ushtrimin e detyrës zyrtare) do të shkarkohen menjëherë, pa pasur nevojë të konsultave paraprake, por vetëm me një njoftim.
  • Palët dakordohen që përfaqësimi grave të mos jetë nën 40 %, ndërsa bashkërisht, synojmë 50 %.
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.