Superliga e Kosovës në futboll ka nisur këtë të shtunë me tri ndeshje interesante, ndërsa tri të tjera do të zhvillohen të dielën. Favoritët për titull kanë triumfuar bindshëm, duke shënuar shumë gola, shkruan 2LONLINE.com.
Ballkani triumfoi me rezultat të pastër 3-0 përballë Drenicës në një sfidë ku pamë vetëm gola të bukur. Topalli, Hoxha dhe Fetahaj realizuan për ‘portokallinjtë’ që vazhdojnë të mbeten në pozitën e parë të renditjes tabelare.
Fitore bindëse realizoi edhe Prishtina që në shtëpi triumfoi përballë Vushtrrisë me rezultat 4-0. Krasniqi, John, Mankenda dhe Korenica realizuan për kryeqytetasit.
Në ndeshjen tjetër Feronikeli u ndal në udhëtim te Ferizaj duke luajtur 1-1.