DYLON

Ministrja Dumoshi takon drejtuesit vendor dhe ndërkombëtarë të pinpongut

Ministrja Dumoshi takon drejtuesit vendor dhe ndërkombëtarë të pinpongut
Avatar photo Elife Sherifi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Ping Pongut, Petra Sörling, Ivo Goran Munivrana – Zëvendës i Unionit Europian të Ping Pongut, Kryetarin e Federatës së Ping Pongut të Kosovës (FPPK-së), dhe Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së, Kastriot Orana.

Ministrja Dumoshi diskutoi me krerët e pingpongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë.

Ministrja Dumoshi theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Pingpongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë në ping pong të ngritën lart e më lart.

EkoHigjiena

Ministrja Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e pingpongut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.