Klubi Futbollistik “Kika” nga Hogoshti e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Fjala është për mbrojtësin e qendrës Blerti Rashitin, i cili transferohet te ‘bardhekaltërit’ nga radhët e FC Vitisë.
Zyrtarizimi i 24 vjeçarit ka ardhur në orët e vona të mbrëmjes, teksa ëhtë prezantuar në faqen zyrtare të klubit.
“Rashiti luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe pritet t’ia shtoj kualitetin skuadrës në fazën defanzive.
Blerti Rashiti, ka qenë pjesë e skuadrave si Drita, Hajvalia, Vllaznia e Pozheranit dhe në Viti”, thuhet ndër të tjerash ne njoftimin e klubit.