DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e KF Kika

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e KF Kika
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Klubit Futbollistik KF KIKA, Sejdi R.Latifaj, si dhe Drejtorin e Kompanisë “Air Energy-Guris”, Ibrahim Akyol, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për KF Kika nga ana e Komunës së Kamenicës dhe Kompanisë “Air Guris”.

I pari i komunës duke falënderuar Drejtorin e Kompanisë “Air Energy – Guris”, dhe Drejtorin e KF Kika, theksoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta përkrah këtë klub me mundësitë që i ka.

EkoHigjiena

“Nënshkrimi i marrëveshjes për sponzorizimin e KF Kika, në bashkëpunim me kompaninë “Air Energy-Guris”, është edhe një dëshmi tjetër që ne do të vazhdojmë të përkrahim klubet tona me mundësitë që i kemi”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Në anën tjetër Drejtori i KF Kika, Sejdi R.Latifaj, ka falënderuar Kryetarin Rahimaj për mikëpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe Drejtorin e Kompanisë “Air Energy-Guris”, Ibrahim Akyol.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.