DYLON

Vendos UEFA, ndeshja Kosovë – Rusi do të luhet në Gjermani

Vendos UEFA, ndeshja Kosovë – Rusi do të luhet në Gjermani
Avatar photo Elife Sherifi

UEFA ka vendosur që, për shkaqe sigurie, ndeshja kualifikuese e Euro 2021 në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës dhe Rusisë të zhvillohet në terren neutral.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rusisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021, do të luhet në terren neutral.

Në fakt, UEFA ka vendosur që ky takim, i paraparë të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Wiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arsena”.

EkoHigjiena

Shtëpia e futbollit evropian kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një shtet neutral.

Ndeshja do të luhet më 6 mars të këtij viti. Fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të shkojnë në fazën e “play-offit”./GE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.