Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar teleragm ngushëllimi familjes Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, profesor Hafiz Gashi.
“Kjo është një humbje e madhe për Gjilanin pasi profesor Gashi ka qenë kontribues i madh në zhvillimin e sportit gjilanas gjatë kohës së okupimit. Ndërsa, pasluftës ka qenë udhëheqësi i sportit në Gjilan. Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeriun i cili krejt jetën e tij ia kushtoi avancimit të sportit gjilanas.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, bashkëpunëtorëve, kolegëve, miqve, e shokëve. Lamtumirë, miku im”, thuhet ne telegramin e kryetarit Haziri.
Ndërkohë, për nderë të jetës dhe vepres së tij, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit organizon të premten mbledhje komemorative, në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit.