Mbikëqyrësi i Degës Themelore në Kamenicë, Zijadin Spahiu, ka arritur moshën e pensionimit. Gjyqtari Zijadin Spahiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega Kamenicë.
Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër për gjyqtarin Spahiu:
Ai diplomoi në vitin 1979 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1990.
Ndërkaq nga viti 2002 deri në vitin 2010 ka punuar si avokat, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2012 punoi si gjyqtar.
Pozitën e mbikëqyrësit të Degës Themelore në Kamenicë e morri me datën 01.01.2013 dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri më sot.
Gjithashtu përveç punës në gjyqësor, Spahiu nga viti 1980 deri në vitin 1991 ka ushtruar detyrën e juristit në kompaninë „Magnohrom“ në Kamenicë.