Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 84 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 2 mijë e 346 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, nga të cilat 26 me lëndime në njerëz, 58 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 15 janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/