DYLON

Gjobiten kundërvajtësit në trafikun rrugor

Gjobiten kundërvajtësit në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Njësite policore të Stacionit Policor në Kamenicë me datën 23.07.2024 në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

EkoHigjiena

Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.