Pas 300 vjetësh që kur botanistët e parë arritën në Amazona, tani është vërtetuar se ekzistojnë 11,676 lloje të pemëve në zonë dhe ky numër nuk është ende përfundimtar.
Të dhënat për numrin e llojeve të pemëve kanë ardhur nga botanistët pasi analizuan gjysmë milioni mostra të digjitalizuar të luleve, frutave, gjetheve të pemëve që hasën në pellgun e lumit Amazona.
Para këtij raporti, të botuar në ‘Raportet Shkencore’, nuk kishte të dhëna për speciet e pemëve në një nga pyjet e fundit të shiut në botë.
Mostrat më të vjetra në raport datojnë nga viti 1707, ndërsa ato më të fundit nga viti 2015.
Shumë muze të historisë natyrore digjitalizojnë koleksionet e tyre të bimëve të rralla dhe katalogu i pemëve në Amazona është fotografia më e plotë e bimësisë që ekziston në pyjet e shiut në atë pjesë të Brazilit verior.
Botanisti Hans der Stege i cili drejtoi këtë projekt nga Holanda, është shumë i kënaqur me rezultatin, pasi ai mendon se ka rreth 16,000 lloje të pemëve në zonën e Amazonës.