• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Sport
  3. FC Prishtina dhe Besiktasi arrijnë marrëveshje për futbollistët e rinj
Sport

FC Prishtina dhe Besiktasi arrijnë marrëveshje për futbollistët e rinj

by Elife Sherifi 21 Janar, 2020 3 min read
 FC Prishtina dhe Besiktasi arrijnë marrëveshje për futbollistët e rinj

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka zhvilluar një takim në Stamboll me presidentin e Besiktasit, Ahmet Nur Çebi.

Pas këtij takimi dy klubet kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, kurse po ashtu Ejupi ka treguar se presidenti i skuadrës turke do ta vizitojnë Prishtinën së shpejti.

FC Prishtina të dielën ka zbarkuar në tokën turke, ku është akomoduar në bregdetin e Antalias për përgatitje 13-ditore.

Postimi i plotë:

Kryetari Remzi Ejupi takohet me presidentin e Beshiktashit Ahmet Nur Çebi, arrihet marrëveshje për grup-moshat e reja

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka zhvilluar në Stamboll një takim me presidentin e Beshiktashit, Ahmet Nur Çebi. Presidenti i klubit kosovar ishte mysafir special i Bashiktashit në derbin e xhiros së 18-të në futbollin turk në mes Beshiktashit dhe Sivassporit. Ejupi u shpreh se takimi ishte shumë i frytshëm me investitorin e madh të një prej klubeve emblemë të Turqisë.

“Ishte një takim vëllazëror, në të cilin u dakorduam që në të ardhmen të bashkëpunojmë për grup-moshat e reja, të organizohen kampe për të rekrutuar talentë. U morëm vesh që talente nga Prishtina të marrin pjesë në turnetë, të cilët i organizon skuadra e Beshiktashit këtu në Turqi dhe ne të sjellim në këtë klub lojtarët më potencialë që i kemi në Prishtinë, në mënyrë që edhe ata ta ndjekin rrugën e Vedat Muriqit, i cili po shkëlqen në Superligën turke”, ka deklaruar pas takimit Remzi Ejupi për faqen e klubit “prishtinafc.com”.

Ejupi me këtë ia dorëzoi presidentit Çebi si dhuratë fanellën e Prishtinës me numrin 10. Njeriu i parë i klubit prishtinas ndër të tjera zbuloi se presidenti Ahmet Nur Çebi së bashku me drejtorin e Akademisë së Beshiktashit së shpejti do ta vizitojnë Prishtinën. “Mikut Ahmet Nur Çebi i kemi bërë ftesë dhe pritet ai së bashku me drejtorin e Akademisë së Beshiktashit ta vizitojnë Prishtinën, në mënyrë që ta thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin me këtë klub gjigant”, zbuloi Remzi Ejupi.

Kujtojmë se Ejupi ka miqësi të ngushtë edhe me drejtues të tjerë të skuadrave elitare turke. Me kundërshtarin e djeshëm të Beshiktashit, Sivasspori, skuadër që po udhëheq në Superligën e Turqisë, FC Prishtina i ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore, një në Kosovë dhe një në Turqi.

FC Prishtina të dielën ka zbarkuar në tokën turke, ku është akomoduar në bregdetin e Antalias për përgatitje 13-ditore. Kryetari Ejupi ditëve në vazhdim pritet ta vizitojë skuadrën gjatë përgatitjeve.

Tags: Besiktas FC Prishtina Remzi Ejupi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Balde: Drita është skuadër e madhe, do të japim maksimumin

4 Dhjetor, 2021

FC Ballkani mobilizohet për ndeshjen ndaj Prishtinës, ka një mesazh për tifozët ‘Xhebrailat’

25 Shkurt, 2020

Munishi entuziast, flet për liderin e ri FC Ballkanin

23 Shkurt, 2020

Bekaj mbetet në Kosovë, rinovon me Prishtinën

15 Shkurt, 2020

Portieri i Kosovës drejt kampionatit turk, klubi i njohur po e përcjell

9 Shkurt, 2020

FC Prishtina ndihmon të prekurit nga tërmeti me pako ushqimore

27 Nëntor, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com