E konfirmojnë studimet, natyra terapia më e mirë kundër stresit dhe depresionit

E konfirmojnë studimet, natyra terapia më e mirë kundër stresit dhe depresionit

Studimet e Universitetit Chiba në Japoni zbulojnë se shëtitjet në pyje kanë efekte pozitive edhe në uljen e niveleve të kortizolit, uljen e pulsit dhe presionin e gjakut dhe rritjen e aktivitetit nervor, që ndihmon në ngadalësimin e ritmit të zemrës dhe ndihmon aktivitetin e zorrëve.

Terapia e pyjeve është gjithashtu një kalim kohe e çmuar kur bëhet fjalë për rehabilitimin e kirurgjisë ose kimioterapisë. Një studim i Nippon Medical School në Tokio zbuloi se pas tri ditëve të testimit të gjakut të pjesëmarrësve në ecje në pyll, treguan nivele të rritura të “qelizave të vrullshme natyrore” (një lloj qelize të bardhë të gjakut) të cilat janë vendimtare në aftësinë e trupit për të rigjeneruar veten.

Ecja në pyll ka efekt tepër të madh në psikologjinë tuaj. Natyra mund t’ju ndihmoj për tu qetësuar, zbutur dhe për t’ju kthyer në një gjendje të natyrshme relaksimi, e cila nga ana e tij ka efekte pozitive fizike, të tilla si ulja e presionit të gjakut.

Kërkimet tregojnë se kalimi i kohës në çdo gjë që ka të bëjë me natyrën – pyjet, deti, kafshët e egra – na rikthen dhe mund të na ndihmojë të menaxhojmë në mënyrë efektive stresin. Studimet tregojnë se edhe duke pasur imazhe të natyrës në shtëpi ose edhe fotografi të natyrës në mur, bën një ndryshim në mirëqenien tonë.

KOMENTE